Pas pauzës për shkak të pandemisë, “Siparantum” vjen me koncert të veçantë

Memli Kelmendi ka bërë të ditur se kori “Siparantum” po vjen me një koncert të veçantë. Sipas organizatorit, me këtë koncert po shënohet edhe rikthimi i këtij kori pas një pauze për shkak të pandemisë.

Kelmendi bëri të ditur se koncerti koral do të mbahet më 10 korrik, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, dhe hyrja për këtë koncert është me një çmim prej 3 eurove.

“Programi paraqet vepra të larmishme të repertorit koral botëror dhe shqiptar. Do të interpretohet një vepër korale e kompozitorit të ndjerë prof. Fahri Beqiri në shenjë respekti për punën dhe veprimtarinë e tij lënë muzikës sonë profesionale. Këtë koncert i dedikojmë ish-presidentit të korit Siparantum, z. Fatmir Bajraktari që vërtetë ka lënë një zbrazëtirë të madhe mes nesh”, ka shkruar ndër të tjera Kelmendi, transmeton ‘cbc.al’.

LEXO EDHE: “Siparantum” në pritje të buxhetit që të mos dështojë drejt Belgjikës