Pashkë arbëreshe: 500 vjetët e Kostumeve Kombëtare (Foto)

Një regjistrim i kohëve të fundit, dëshmon për rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilave, vetëm për Pashkë. Për të shënuar Pashkët, arbëreshët organizojnë parada e më pas, jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.

Fotografitë nga fotografi Mario Calivà në Horën e Arbëreshëve, sjellin manifestimet e ndryshme për festën e Pashkëve.

Hora e Arbëreshëve ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin).

Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan, transmeton ‘konica.al’.

Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëve është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.

LEXO EDHE: Arbëreshët sjellin librin për veprën e Jeronim De Radës