
Autori i librit “Porosia e Kullës”, Pashko Camaj, profesor dhe ekspert i shëndetit publik në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarko, foli për rrëfimet në librin e tij dhe vështirësitë që kishte hasur.
Nazarko solli në vëmendje dy episode që Camaj rrëfen në librin e tij e që tregonin pengesat që ai kishte hasur në realizimin e ëndrrave.
“Në libër, Camaj tregon se në ëndrrën për t’u bërë mjek e ka penguar profesori serb Çabiç, pastaj nepotizimi i elitës kosovare për t’i dhënë konkursin. Janë dy episode të përshkuara gjatë. Është ilustruar sesi një episod përcakton rrugën e dikujt”, tha Nazarko.
Autori i “Porosia e Kullës”, thotë se pas shumë vështirësive që hasi shihej në fytyrë që nuk ishte i kënaqur. Dhe një fjali e thënë nga motra e tij e bëri atë të vendoste për të marrë rrugën e realizimit të ëndrrës.
“Unë isha në një librari shumë të bukur në Ulqin, aty patëm disa surpriza, një prej tyre ishte një asistente e një mjeku tim që ka punuar në një punim shkencor. Është pranuar në konkurs vetëm një shqiptar nga Mali i Zi. Më tha, nëse do ta jap titullin puno këtu dhe unë po shkoj në New York, të marr ato që do ti. Jeta ka valët e veta. Janë shumë gjëra që kur je 20 vjeçar ndikojnë në vendimmarrje për t’u larguar. Përceptimi i rritur, nuk është i njëjt si i një të rrituri. Ishte një kohë e zymtë për një 20-vjeçar. Shihej në fytyrë, se nuk jam i kënaqur. Një ditë motra ime binjake, më thotë ‘Ti e di që Amerika ka vend për ne. Vetëm ajo fjali m’u rrotullua në kokë për disa javë. Ky është fillimi i ëndrrës dhe i librit.”
ObserverKult
Lexo edhe:
FËMIJËT PO NA I RRIT INTERNETI! NA E TREGOI QARTË NJË SERIAL NË NETFLIX