Festivalin e 60-të të këngës në RTSH e fitoi Ronela Hajati me këngën “Sekret”.
E emocionuar për çmimin që e dërgon në Eurovision që do të zhvillohet në Itali, këngëtarja u shpreh se trofeu është një përgjigje për të gjithë ata që nuk kanë besuar te ajo.
“Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit. Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falënderoj jurinë që më ka votuar.
Falënderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë suportuar. Mamanë time që është në sallë. Mami ku je? Mami më në fund është e lumtur për mua. Ka shumë njerëz që nuk kanë besuar te unë, por shihemi në Torino” tha ajo.
Në vendin e dytë u pozicionua Alban Ramosaj, i cili i kërkoi Ronelës që të sjellë Eurovision-in në Shqipëri.
“Jam shumë falënderues për të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe dashurinë që më keni falur. Ronela, po nuk e solle Eurovision-in në Shqipëri, po nuk e solle….Miq duartrokitje për Ronelën”.
Vendin e tretë e ndanë dy artistët e rinj Eldis Arrnjeti dhe Rezarta Smaja. “Këtë çmim ia dedikojmë Shkodrës” ishin fjalët e tyre./Abcnews.al
ObserverKult
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Lexo edhe:
DETAJET E FESTIVALIT TË RTSH, ARDIT GJEBREA: MBAJ PËRGJEGJËSI PËR KËNGËT
Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet në datat 27, 28, 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Një konferencë për mediat u ndal te prurjet, mënyra e përzgjedhjes dhe debatet për ata që nuk u pranuan.
Drejtori i festivalit Martin Leka tha se këngët u zgjodhën pa ditur autorët. Ndërsa Kantautori Ardit Gjebrea deklaroi se mban përgjegjësi për këngët e zgjedhura.
Drejtori artistik Elton Deda tha se është një festival jubile shumë i bukur.
Me 20 këngëtarë të zgjedhur në konkurrim, ku ka emra të rinj e të njohur, nata e dytë e festivalit i është rezervuar kantautorit Ardit Gjebrea, si artist i kapërcyellit mes dy kohëve, një mbrëmje që risjell më të mirën e 6 dekadave.
Me regjinë e Redi Trenit, skenografinë e Albi Ciffligut dhe skenarin e Zefina Hasanit e Kozeta Kurtit, prezantimi ndahet mes Xhemi Shehut, Jonida Maliqit, Isli Islamit e Kelvi Kadillit. Publiku në Pallatin e Kongreseve do të jetë i…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult