Paul Eluard: Lamtumirë, trishtim…

Lamtumirë, trishtim
Përshëndetje, trishtim
Ti je gdhendur në trarët e tavanit
Ti je vizatuar në sytë që dua
Ti nuk je aspak varfëri
Meqenëse buzët më të zbehta të akuzojnë
Ah, me një buzëqeshje!
Përshëndetje, trishtim
Dashuri për këto qenie të mjera
Fuqia e dashurisë, oh
Ç’llahtar, rrit mëshirën
Si një përbindësh pa trup
Me kokë të shkëputur.

Trishtim, fytyrë e bukur!

Përktheu: Roland Gjoza

*Titulli i origjinalit: “Të mjerët”

ObserverKult

====================

LEXO EDHE:

Paul Eluard: Ajo mbi qepalla më rri…