Gruaja merr me të mirë një burrë idhnak
Që nuk dëshiron të flejë as të ëndërrojë, por vetëm të dijë
E që nuk pranon të vdesë pa dashuruar gjithçka.
Grua e vogël e duruar ti e qetëson atë burrë
Dhe e çmend sipas vullnetit të mishit tënd
Ti rëndon në zemrën e tij dhe e lehtëson trupin e tij
Në terrin e tmerrshëm e bën atë të palëvizshëm
Ai jeton pa të ardhme.
Përktheu: Skënder Buçpapaj