Pëllumb Syku: Tash edhe n’andrra shihna rrallë…

Tash edhe n’andrra shihna rrallë
e jo si dikur, në çdo t’mbyllun sysh,
por vazhdoj me pasë shumë mall
edhe pse zemrën ma ndave dysh.

Tash edhe n’andrra shihna rrallë
qysh se rrugët tona u kputen keq,
egove tona s’mund u bame ballë
ashtu siç duhej e tash rrimë veç.

ObserverKult