Pardje u mundova me i zbutë
cepat e ngrim’ t’buzëve
Midis bore nisa me e ngushllue
nji fmi t‘rrëqethun
që sa e kish hup nanën
Kqyrke kah vorret
tuj bà me dorë
Tek-o krejt ndryshe deka e nan’s
Ky fmi sa grima
kurr s’kish pa
diçka ma t‘ftohtë
Goja si bàn për llaf
As syni për lot
*shkëputun prej librit “Kuqmi flokët e thimë”, Littera, Prishtinë, 2022
ObserverKult
lexo edhe: