Për herë të parë: Shqipëria, fituese e çmimit “Andersen”

libra

Shqipëria është shpallur për herë të parë fituese e çmimit të madh “Andersen”, që jepet çdo vit nga Komiteti “Andersen” në Danimarkë.

Kështu ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

“Është kënaqësi të ndash jo vetëm me dashamirësit e letërsisë, lajmin e mirë se për herë të parë, Shqipëria është shpallur fituese e Çmimit të madh “Andersen”. Ky çmim jepet çdo vit nga Komiteti “Andersen” në Danimarkë”, tha ajo.

“Një çmim i merituar nga Klodian Briçi, përkthyes i mbi 40 veprave të rëndësishme nga letërsia e botërore në gjuhën shqip, për përkthimin “Përrallat e Andersenit” (101 përralla), botimet ‘Albas'”.

“Tashmë edhe Shqipëria është në hartën e përkthimeve më të mira të Andersenit”, tha Margariti.

ObserverKult


Lexo edhe:

ÇMIMI EUROPIAN PËR LETËRSINË, JA PESË AUTORËT SHQIPTARË QË JANË NË GARË

Çmimi Europian për Letërsinë grish për herë të tretë edhe letërsinë shqipe, botuesit por edhe autorët.

Ky çmim që vjen çdo vit për të ndihmuar autorët e rinj europianë të përcillen edhe në gjuhë të tjera dhe është një mundësi e mirë edhe për letrat shqipe. Por kjo është një mundësi që ne na vjen një herë në 2 vite.     

Ata duhet të jenë autorë të rinj, jo në moshë, por në numrin e librave. Një tjetër kusht është edhe botimi i ri ose së paku i dy viteve të fundit për Shqipërinë.

Juria shqiptare ka arritur në listën e shkurtër. Ndonëse ‘shortlista’ që është miratuar nga ky konsorcium janë pesë emra.

Anëtari tjetër i jurisë për çmimin europian të letërsisë zbulon për A2 CNN se cilët janë dy emrat më të favorshëm për të fituar këtë çmim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult