ObserverKult ua sjell disa thënie të Marilyn Monroe:
Buzëqesh, jeta është e bukur dhe në të ka shumë arsye për të buzëqeshur.
Për të gjitha gratë që mendojnë se jeni mbi peshë. Ju jeni të bukura. Shoqëria është e shëmtuar.
Sa gabim është që një grua të presë njeriun që do t’i ndërtojë botën që ajo dëshiron, në vend që ta krijojë vetë atë.
Unë jetoj për të fituar sukses, jo për t’ju kënaqur ju e as të tjerët.
Unë nuk ndalem kur lodhem. Ndalem kur realizohem.
Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është fakti që jam grua. Kështu duhet të ndihen gjithë gratë.
Fakti se ju dështuat një herë nuk do të thotë që ju do të dështoni në çdo gjë.
Bëje një grua të qeshë dhe dije se ajo do bëjë çdo gjë për ty.
ObserverKult
Lexo edhe:
VDEKJA E MARILYN MONROE E KISHTE TRONDITUR KËTË SHKRIMTAR, JA FJALËT E TIJ
Truman Capote i dërgoi një letër Inspektorit të FBI Alvin Dewey dhe gruas së tij më 8 gusht 1962, duke thënë: “Unë jam shumë i trishtuar për Marilyn Monroe: ajo ishte një vajzë e mrekullueshme dhe një mikja ime shumë e mirë. E kam dashur ”.
Dhe të njëjtën ditë ai gjithashtu i shkroi Newton Arvin dhe pasi shpjegoi se kishte pasur një sulm reumatizmi, ai shtoi: “Nuk mund ta besoj që Marilyn vdiq. Ajo ishte një vajzë kaq e këndshme, kaq e pastër, në të vërtetë, ajo ishte më afër se kushdo me engjëllorët. Krijesë e varfër. Zoti e ka në gji të tij ”.
Aktorja Marilyn Monroe kishte vdekur në Los Angeles më 4 gusht, në rrethana asnjëherë të sqaruara plotësisht. Ishte vetëm 36 vjeç.
Kur autori i “Gjaku i ftohtë” mësoi për vdekjen e Marilyn Monroe, ai po qëndronte në një shtëpi në Cala Sanià, në Palamós.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult