ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Nuk ekzistojnë ndarje përfundimtare derisa ka një kujtim. /Isabel Allende
Mosha e një gruaja nuk ka rëndësi. Interpretimet më të bukura janë luajtur nga violinat më të vjetra./Ralph Waldo Emerson
Nga gjithçka e përjetshme, afatin më të shkurtër e ka dashuria. /J.Vishnjevski
Kur ëmbëlsia zëvendëson pasionin, do mësojmë se kemi dashuruar vërtet. / Renata Mucci
Dashuria mund të lypet, të blihet, të dhurohet, mund të gjendet rastësisht në rrugë, por nuk mund të merret me dhunë. /Herman Hesse
Për të shkrirë një zemër që ka vuajtur, duhet dyfishi i dashurisë që ka humbur. /Susanna Casciani
Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë./Sandi
Fjalët e dashurisë, të cilat janë gjithmonë të njëjta, marrin shijen e buzëve prej nga dalin./Guy de Moupassant
Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër terr./Platoni
Të besosh është fuqia e dytë, sepse e para është të duash./ Victor Hygo
ObserverKult
LEXO EDHE: Askush nuk është tradhtuar ndonjëherë nga dashuria e pastër