Për të shkrirë një zemër që ka vuajtur, duhet dyfishi i dashurisë që ka humbur…

ObserverKult u sjell disa thënie për dashurinë:

Dashuria mund të lypet, të blihet, të dhurohet, mund të gjendet rastësisht në rrugë, por nuk mund të merret me dhunë./Herman Hesse

Për të shkrirë një zemër që ka vuajtur, duhet dyfishi i dashurisë që ka humbur./ Susanna Casciani

Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë./Sandi

Për dashurinë jap jetë, për lirinë jap dashurinë./S. Petof

Fjalët e dashurisë, të cilat janë gjithmonë të njëjta, marrin shijen e buzëve prej nga dalin./ Guy de Moupassant

Bukuria mbetet vetëm një skicë, është karakteri ai që e bën një person të jetë një kryevepër./William Shakespeare

Dhuroji asaj që dashuron, krahë për të fluturuar, rrënjë për ty kthyer, motive për të qëndruar./Dalai Lama.

ObserverKult