Përfundoi festivali “Dea Open Air”, çmimi i aktorit më të mirë erdhi në Kosovë

U mbyll Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air”. Të pranishëm në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve në festivalin “Dea Open Air” ishin kineastë, aktorë e regjisorë nga Evropa dhe bota, personalitete të kulturës dhe biznesit, artistë të zhanreve të tjera të artit, diplomatë, përfaqësues të medias etj.

Në kategorinë e filmit studentor fitues u shpall “Greenhouse” (Serra) nga Lira Kareman (Greqi).

Në kategorinë filmi i shkurtër më i mirë, fitues u shpall “Sisters” (Motrat) nga spanjolli Jordi Sanz Angrill.

Gazetarja Anila Basha dha çmimin e medias, të cilin e fitoi filmi “The aquarium”, i regjisorit italian Gianluca Zonta. Filmi është prodhim i vitit 2024.

Organizatorët e festivalit ndanë edhe një çmim special me të cilin vlerësohen kontributet e kineastëve, çmim i cili u dorëzua nga Genc Përmeti. Çmimi iu dha filmit “Influenza” i realizuar me një buxhet minimalist.

Aktori më i mirë i këtij festivali u shpall Jehon Gorani për interpretimin në filmin “Okarina”, prodhim nga Kosova, 2023, ndërsa për skenarin më të mirë u vlerësua Artur Serra Araujo nga Portugalia.

Çmimi për regjinë më të mirë i takoi Alexandra Likhacheva nga Moldavia për filmin “Kretsul”./atsh

ObserverKult


Lexo edhe:

UNIVERSI PARALEL I ZIJA ÇELËS