Është shumë e rëndësishme që fëmijëve t’u lexohen përralla. Një fëmijë që rritet duke lexuar përralla, bëhet një i rritur që lexon libra.
Psikologët sugjerojnë që të zgjidhen përralla moderne, të cilat janë më pak të egra (vrazhda, në veprim, personazhe, ngjarje) ose me një fund të lumtur.
Kontakti i parë me librin
Ekspertët kanë arritur në përfundimin se përrallat fillojnë të ndikojnë tek fëmijët nga mosha 4 vjeçare deri në atë 7 vjeçare, pasi atëhere fëmijët fillojnë të konceptojnë dhe përjetojnë përvojat e tyre. Për më tepër që përrallat paraqesin gjithmonë nga një moral, mesazh, të cilin fëmija duhet ta dijë.
Duke u lexuar përralla fëmijëve, ju i fusni në një botë imagjinare, ku ai bëhet një me personazhin, dhe po ashtu edhe ju krijoni lidhje më të ngushta me fëmijën tuaj.
Nëse i lexoni një herë fëmijës suaj një përrallë, ai do jua kërkojë vetë, t’i lexoni një përrallë tjetër.
Konvertimi, element thelbësor i përrallës
Një ndër aspektet më të rëndësishme që na ofron përralla është konvertimi. Për shembull, kolltuku do të kthehet në një anije kozmike, një tenxhere në një përkrenare, një mace në tigër. Në këtë mënyrë krijohen skenare nga më të ndërlikuarit. Fëmijët futen në këtë mënyrë në botën e fantazisë. Në përrallat zakonisht ka një histori shumë e thjeshtë.
Në fushën e zhvillimit socio-emocional, përmes kënaqësisë së roleve të ndryshme, fëmijët mësojnë të njohin, kuptojnë dhe shprehin ndjenja të ndryshme. Fëmijët shprehin ndjenjat e tyre, të tilla si frika apo zemërimi, dhe flasin për problemet e tyre, shqetësimet e tyre dhe botëkuptimin e tyre. Njihen me tema më të mëdha, rritet vëmendja e tyre, aftësitë e tyre të.
Kreativiteti
Fëmijët mësojnë se si të zhvillojnë aftësitë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe të bëhen më krijues. Është shumë e rëndësishme për prindërit të zgjedhin përrallat e duhura, në mënyrë që fëmijët të bëhen më produktivë. Duhen shmangur ao histori që përmbajnë dhunë apo sjellje konfliktuale dhe të padëshiruara të heronjve.
Edhe ato që quajmë përralla moderne, nuk mund të jenë të dëmshme nëse përmbajtja e tyre nuk është e mbushur me dhunë, megjithëse një seri e tillë ka një fund të parashikueshëm. Këto përralla nuk e ndajnë të mirën nga e keqja, pra e mira dhe keqja nuk kanë një ndarje kategorike mes tyre.
Leximi i përrallave dhe tregimeve ka shumë ndikime pozitive në zhvillimin e fëmijës, fëmijërinë e tij dhe në jetën e mëvonshme. Fëmija në fund mëson diçka. Përrallat janë një libra idealë për fëmijët, për shkak të gjithë elementëve: përmbajtja, veprimi dhe të gjithë personazhet janë të përshtatura për moshën e tyre. Dhe më e rëndësishmja, u krijohet dashuria për leximin, për librin. / ObserverKult