Më kanë thanë se dajakun e ka shpikë shpina e t’ligut
e çyteku âsht dal prej xhehnetit
a n’realitet të rrahnin me shkozë, âh e dru të fikut
e shpina prej dhimbjes âsht bâ shkozë e xhehnemit
Thânë se burrin zori s’e korit e burrnija pa pare blehet
burri që burrë i thonin, leje që burrë nuk ish
po edhe fjala nuk i shitet as nuk i blehej.
Zgate Zo’ k’si moti,
mos nâ le me u lavdue për t’bâmat tona të pabâme
se kur kryet si knusi e çojmë me u lavdue
ner tok’ dreqit kemi me ju ngjit për kame.
Po nji buzëqeshje e nji fëmije mos ke e ndalume,
n’kohën e fyshekut, n’kohën e kapedanit e adetit e marifetit,
lum zotnia
mos njofsh gjuhn e dashunis, un’ po t’i dëftoj vuejtjet e mija
n’paç kohë ti me m’dëgju, dije se gjuha â pej tuli e muj gaboj
po edhe diç tjeter m’patën mësu, goja llum – shpina dum mun t’bâj.
T’msojsh diçka, se djali i plaku t’moçëm e t’amaneteve t’Malcisë
âsht ba burrë, vaj i sokakut t’vjetër, pjellë e dreqnis’
Nji varg t’kahmotshëm po ta diftoj sot:
”Ha bukë e le’ venin për ujë
ha’ bukën tânde e mos e baj gajlen e huej”
Shtine nji dru e një leje mbi afër oxhakut, përmbi,
lumja lokja per djalin mâs shtat’ çikave, lum shpija për ty
që kurrë zani në odë nuk t’u ka ndigjue,
se me fol trapazani na e prishte odën e tymin e duhanit
e plaku moçëm, goxha do madhnime ish kanë t’u i kallxue
qysh e ka rreh e filan-it t’amën ja ka sha
qysh e ka vra anmikun, për liri ka ik kaçak prej t’âmës m’u nda
qysh e ka rreh gruen, me i kallxu se zot shpija kush âsht
qysh macën e ka çkye me kallxu fuqinë e mendjen e
t’mjerit fukarasë.
Digje edhe nj’ât dru dej digjen kujtimet e fminisë me tâ
javash-javash kingji bahet dash e zingjini fukara
koha rrotullohet e i panafak kërkush nuk mbet
nuk mundem me ndreq mentalitetin tând,
se ”hiç ni kashtë e dalin gjashtë”
fmija rritet dikur e idhnimin s’mundet me mbajtë
se i forti, babalok, t’rreh e besa s’len me kajtë.
ObserverKult