Përplasja e aktorit Veleshnja dhe Agim Doçit, largohet nga studio (Video)

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi ka debatuar me aktorin e humorit Rezart Veleshnja, duke bërë që ky i fundit të largohet nga emisioni.

Doçi: Çfarë punë bën ky Altin Basha.

Veleshnja: Altin Basha është regjisori i Portokallisë dhe ka mbaruar në Londër.

Doçi: As më duhet gjë fare.

Veleshnja: Nuk flitet kështu profesor, është me dashakeqësi. Mua nuk më takon të rri këtu, se kjo është gjuhë rruge. Unë duhet të çohem tani. Unë jam i qetë dhe bëj humor.

Doçi: Po s’ke bërë humor qysh kur ke ardhur. Fillo e bën humor dhe unë s’flas, se unë s’po shoh humor. 

Veleshnja: Turi më duhet të iki se kam një në familje, të të puth pak?