Përse fjala e duhur vjen përherë në çastin e gabuar?

Foto ilustrim

Nga David Grossman

“Përse të panjohurit në metropole, në vend që të mjaftohen me vështrimin, nuk afrohen e të thonë se ke buzëqeshje të bukur?

Pse pas 30 vitesh, në një kafene në qendër, nuk ritakon kurrë atë për të cilin ke luftuar? Përse nënat lodhen kaq shumë për të kuptuar fëmijët e tyre dhe baballarët për t’ i pranuar?

Përse fjala e duhur vjen përherë në çastin e gabuar? Përse nuk ndodh kurrë të rendësh nën shi, të ndalosh te porta e dikujt, ta bësh të zbresë te ti, t’i kërkosh ndjesë e ndërsa flet marrëzira të gjendesh buzë më buzë me të e të dëgjosh të të thotë:”S ‘ka rëndësi asgjë tjetër! Ti je këtu!”?

Përse nuk ndodh kurrë të zgjohesh natën nga një zë që të thotë në telefon: “Nuk të kam harruar kurrë!”?

Sikur të ishim më kurajozë, më të paarsyeshëm, më luftarakë, më frymëzues, më të sigurt e më pak krenarë, më pak të ndrojtur, më pak të brishtë, jam i sigurt që nuk do të paguanim asnjë biletë kinemaje për të parë njerëz që thonë e bëjnë atë që ne s’kemi guxim ta shfaqim, për të parë njerëz që duhen ashtu si ne nuk mundemi, për të parë njerëz që na përfaqësojnë, për të parë njerëz që aktrojnë e ia dalin të jenë më të sinqertë se ne realët.”

*Fragment i shkëputur nga libri i David Grossman

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult  


Lexo edhe:

RIELNA PAJA: JAM GRUA!

Nga Rielna Paja

Grua, ti je e bukur!
Ti je Kleopatra sfidante.
Ti je Katerina e Rusisë,
inteligjente dhe reformatore.
Je princesha Dianë me kurorën brilante në flokë,
rebele dhe bamirëse.
Je Jane Austen,
e ndjeshme dhe ironike.
Je Frida Kahlo,
shpirtvrarë po aq sa
shpirtbukur.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult