Pesë seriale në Netflix që nuk duhen humbur

netflix

Fundjava do të thotë seriale dhe kur flasim për sezonin e festave, të gjithë kemi parasysh atë çajin e ngrohtë apo kafen, të mbuluar me një batanije, duke parë seriale në televizor.

Platforma më e madhe e serialeve, Netflix, ka lansuar së fundmi disa seri që nuk duhen humbur nga asnjëri prej nesh.

Më poshtë ju sugjerojmë 5 nga serialet më të pëlqyera për publikun.

  1. Lost in Space

Në këtë serial bëhet fjalë për udhëtimin hapësinor të një familjeje, e cila është në kërkim të një planeti të ri. Por anija me të cilën udhëtojnë humbet kontrollin, e për pasojë përfundim në një planet të panjohur.

  1. Voir

Përmes këtij seriali, adhuruesit e kinemasë eksplorojnë momentet kinematografike që i emocionuan, i ngatërruan, i vështirësuan dhe i ndryshuan përgjithmonë.

  1. The Coyotes

Një grup kampistësh gjejnë diamante në pyll. Por thesari do vejë në provë miqësinë e tyre.

  1. Hellbund

Ky serial është ideali për dashamirësit e horrorit.

  1. Aranyak

Në një zonë rurale të Sironës, Kasturi Dogra lufton të kontrollojë jetën e saj. Vajza e saj gatuan më mirë se ajo, burri i saj zhduket për ditë të tëra dhe vjehrri i saj, një ish-oficer policie pret me armë kthimin e një krijese mitike. Kjo është arsyeja pse ajo vendos të tërhiqet nga puna e saj si police për një vit. Në ditën e fundit, ajo dyshon se zëvendësuesi i saj nuk është shumë i përkushtuar ndaj punës, ndaj merr disa masa./OraNews

—————————————-

Lexo edhe: “SQIUD GAME” BIE NGA FRONI, NJË TJETËR SERIAL TANI ËSHTË MË I NDJEKURI NË BOTË

Dramat koreane janë në qendër të vëmendjes për momentin. “Squid Game” dominoi në “Netflix” për muaj të tërë. Dhe tani një sfidues i ri është shfaqur.

“Hellbound”, është seriali i ri i “Netflix” që po bëhet shumë shpejt një sensacion dhe madje ka rrëzuar nga froni “Squid Game”.

“Hellbound” sheh një version alternativ të Tokës të pushtuar nga përbindësh të përgatitur dhe që presin t’i tërheqin njerëzit në Ferr. Gjë që çon në krijimin e një kulti fetar, Shoqërisë të së Vërtetës së Re, transmeton ‘lapsi.al’.

Seriali përqendrohet rreth veprimeve grafikisht të dhunshme të një ekipi demonësh. Të cilët ndjekin mëkatarët që janë vizituar më parë nga një qenie qiellore e cila e ka informuar viktimën për datën dhe orën e vdekjes së tyre.

“‘Hellbound’ mund të jetë gjëja më e mirë që kemi parë në ‘Netflix’ gjatë gjithë vitit”, është konsensusi i përgjithshëm. Ndërsa ka mahnitur madje edhe krijuesit e Metal Gear Solid, Hideo Kojima.

Rreth 142 milionë familje në…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.

ObserverKult