Pësoi infarkt në skenë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur- Juan Carlos Formell

Ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, këngëtari dhe kompozitori i njohur kuban, Juan Carlos Formell.

Ai vdiq pasi pësoi një atak në zemër në skenë në Lehman Center for the Performing Arts në Bronx, Nju Jork.

Formell, i cili ishte djali i legjendës së muzikës Juan Formell, u nominua për një Grammy në vitin 2000 për albumin e tij të parë “Songs from a Little Blue House”.

Ai u largua nga Kuba dhe u transferua në Nju-Jork në vitin 1993, dhe pas vdekjes së babait të tij në vitin 2014, ai mori drejtimin si basist në grupin e tij afro-kuban, Los Van Van.

Ata po performonin në Bronx kur këngëtari papritmas u rrëzua pranë një perde në fund të skenës pasi pësoi një atak në zemër./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA SHKRIMTARI I NJOHUR, MARTIN AMIS

Martin Amis, një nga romancierët më të famshëm britanik të gjeneratës së tij, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Ai vdiq nga kanceri i ezofagut në shtëpinë e tij në Florida, tha New York Times, duke cituar gruan e tij, shkrimtaren Isabel Fonseca.

Amis është më i njohur për romanin e tij të vitit 1984 “Money” dhe veprën e vitit 1989 “London Fields”.

Ai është autor i 14 romaneve dhe disa librave jo-fiction. Ndërsa konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më me ndikim të epokës së tij.

I lindur në vitin 1949 në Oksford, ai ishte djali i romancierit dhe poetit Sir Kingsley Amis.

Amis ndoqi gjurmët e babait të tij pasi u diplomua në Universitetin e Oksfordit me romanin e tij të parë “The Rachel Papers”…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU