Petraq Kolevica: Kaq u shtuan poshtërsitë…

platoni petraq kolevica fli e dashur

Kaq u shtuan poshtërsitë,
Kaq u rritën marrëzitë,
Kaq na mbytën ligësitë,
Sa kam frikë se një ditë,

Kur dhe ne të shohim dritë,
Kur të hapen krejt kufijtë,
Oh, kam frikë atë ditë,
Ikjen e gjithë njerëzisë!

Do të lënë mall’ e gjënë;
Do braktisin babë e nënë
E s ‘do kthejnë kokën prapa,
Po do ikin me të vrapa

Larg qytetit, larg shtëpisë,
Larg, më larg prej Shqipërisë;
Larg, më larg kësaj së mjerës,
Sikur ikin prej kolerës …

*Titulli i origjinalit: “Vitet që vijnë”


LEXO EDHE:

RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.

Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.

Pakkujt që lëviz kalimthi nëpër Shqipëri apo që rastësia e çon nëpër qytete të ndryshme të vendit, e di se shumë prej ndërtesave të rëndësishme publike, si spitalet shtetërore apo objekte industriale, si fabrika dhe uzina (sot të dalë jashtë funksionit dhe të braktisura në mëshirë të fatit) mbajnë autorësinë e punës së një shqiptaro-gjermaneje, siç është edhe Edith Kolevica.

Inxhinierja e ndërtimit, që u njoh me zbatimet në terren që në moshën 25- vjeçare, edhe pse me nota nostalgjie, tregon për këtë pjesë të bukur të jetës së saj, që i ka dhënë më shumë se kënaqësi.

Puna e bërë me përkushtim e profesionalizëm do të vlerësohej shumë vite më vonë me disa fletushka lavdërimi apo medalje pune, që një Zot e di se kujt i hyjnë në punë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU