Petraq Kolevica: Kur jetën pas ta kemi lënë…

platoni petraq kolevica fli e dashur

Do t’i kujtojmë këto net
Dhe këta yje e këtë hënë,
Dhe këtë det që sikur flet
Ndoshta mbas shumë e shumë vjet,
Kur jetën pas ta kemi lënë…

Dhe s’do na vije keq aspak
Që rrodhi jeta e pakthyer,
Se koha zemrën nuk e plak,
Se zemra prap’ do ketë gjak
Dhe dashuri të papërlyer.

*Titulli i origjinalit: “Det dashurie”

ObserverKult


Petraq Kolevica
Petraq Kolevica

Lexo edhe:

PETRAQ KOLEVICA: LASGUSHI MË KA THËNË

Nga Petraq Kolevica

Ishte pranvera e vitit 1959.

Shëtisnim aty, në oborr. Ishte i sëmurë, por gjithmonë i gatshëm të bisedonte për artin, për poezinë.

Aty filloi të më hapej pak ajo deriçka e ngushtë për të hyrë’ në rrugën e gjatë e të ndërlikuar, që të shpinte në zemrën e thellë të Lasgushit. Nëpër këtë rrugë kam ecur me durim vite me radhë. Deri ku kam arritur? S’e di..

Kam njohur disa nga ata që thonë se e kanë njohur Lasgushin dhe kam parë se s’kanë njo hur asgjë prej tij.

Thelpinjtë e ëmbël të zemrës së Lasgushit ishin brenda lëvozhgës së hidhur të çaçanikut. Përbrenda zhgualht me gjemba të gështenjës ishte buka e butë dhe e bardhë e shpirtit të tij.

Mbrapa fjalëve të rëndomta, të rënda, shpesh herë dhe banale që ai përdorte, fshihej një edukatë fisnike.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult