Poezi nga Petraq Kolevica
Tani, kur tërë bota fle,
O shpirti im, përse rri zgjuar?
Ç’të ngre kështu në shtrat sa bie.
Sikur me gjemba është shtruar?
Më dhembin plagët, plagët, bre!
Që ditë për ditë janë shtuar,
Për këtë popull që po fle
Kështu, verbuar e shurdhuar.
ObserverKult
—————
Lexo edhe:
NDAHET NGA JETA POETI, PËRKTHYESI E ARKITEKTI I NJOHUR PETRAQ KOLEVICA
Shkrimtari, përkthyesi dhe arkitekti i njohur, Petraq Kolevica, sot u nda nga jeta. Lajmin e bëri të ditur Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT, në Tiranë.
“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se sot u nda nga jeta arkitekti i mirënjohur Petraq Kolevic. Fau shpreh ngushëllimet e përzemerta familjes dhe të gjithe komunitetit të arkitekteve për këtë humbje të madhe të një prej Mjeshtrave te Modernizmit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen në Facebook të këtij fakulteti.
Kush ishte Petraq Kolevica?
Petraq Kolevica, lindi nё Korçё me 11.01.1934, kreu shkollёn fillore dhe gjimnazin nё Korçё. Gjimnazi i Korçёs ishte pasardhёs i Liceut francez dhe disa nga profesorёt e mёparshёm vazhdonin tё jepnin mёsim atje.
Ndёr tё tjera ishin kёta mёsues qё ngjallёn tek Petraqi interesin dhe dashurinё pёr artin e sidomos pёr poezinё. Nё atё kohё pati kontakte edhe me piktorёt Vangjush Mio e Vangjush Tushi qё ndikuan shumё nё formimin e tij.
Studimet pёr inxhinieri ndёrtimi i kreu nё periudhёn 1952-1957 nё Universitetin politeknik tё Tiranёs. Punoi shumё vite si inxhinier dhe arkitekt….
Tekstin e plotë e gjeni KËTU