Petrit Ruka: Të shoh tek ikën majë gishtrinjve… 10/02/2021 • 12:40 Të shoh tek ikën majë gishtrinjve,me turp, me zor dhe pak mëshirë,tek derdh mbi plagë dy pika lot,siç bën një panjë me pak rrëshirë. Ka ngrirë në kthesën që s’ka Ardhje,kjo shpina jote, – drithërimë,“oh, mos kthe kokën me keqardhje!të lutem, plot me përgjërimë! Një ditë të gjithë e lëmë nga pastë vjetrën strehë që ka zënë myshk,tek një e re vrapojmë me gazqë shpirt ynë të mos zërë ndryshk… Dhe mos digj ditët me Mëdyshjenxito të shkosh tek zjarr i ri,e di që jam një zjarr pikture,me pak thëngjij e më shumë hi… Aty do rri në një kornizë,i varur nëpër mendjen tënde,sa të bjer vjeshta një puhizëta shkund si të fundit lënde… Atëhere kur si lisi plak,do nxij në qiell si një kontur,si zgavër që pikon farmakdo feksësh rrugës… për qivur… Po gjer a’herë, si alkimist,unë dhembjen do ta bëj flori,ta nxjerr nga shpirti im i lis-të,siç del një dimër me pak shi…