Një vepër nga artisti italian i Rilindjes, Sandro Botticelli, pritet të arrijë të paktën, 80 milionë dollarë në ankand – është kjo, deklarata që vjen shtëpia e ankandeve,”Sotheby’s”.
”Me titull ‘Young man holding a roundel’, një nga shumë pikurat e Botticelli-t që ekzistojnë ende, do të dalë në ankand në janar” – është deklarata nga ”Sotheby’s”.
Shtëpia e ankandeve tha se portreti, që përshkruan një të ri me origjinë të panjohur, konsiderohet si një nga pikturat më domethënëse të Rilindjes, në duart e individëve.
Ekspertët vlerësojnë se mund të shitet gjithashtu, për më shumë se 100 milion dollarë, çmimi më i fundit i paguar për pikturën “Meules” (”Haystacks”), të impresionistit francez Claude Monet, e shitur për 110,7 milionë dollarë në vitin 2019.
“Young man holding a roundel” u realizua në vitet 1470 ose 1480 dhe u ble më pas, nga një aristokrat anglez, në shekullin e 18-të.