Vjen lajmi më i ri nga spitali, ja si është gjendja e Limoz Dizdarit

Më në fund një lajm i mirë dhe që e prisnim me shumë interes. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm ka vizituar kompozitorin e njohur, Limoz Dizdari, i shtruar prej disa ditës në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”.

Manastirliu ka vlerësuar punën fantastike të mjekëve të cilët kanë kryer një ndërhyrje të vështirë dhe duket se ia kanë dalë mbanë me shumë sukses.

Duke qenë një moment delikat për jetën e Dizdarit, ajo shprehet: “Jam shumë e emocionuar. Sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo! Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falënderuese. Isha e bindur që do t’ia dilnit. Falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ia dalë”.

Ndërkohë mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer në kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur.

“Është bërë një punë fantastike. 4 stenda i vendosën. Dy javë i intubuar dhe gjitha asistimet janë bërë në kushtet e një pacienti të intubuar gjatë gjithë kohës. Me hemodinamikë, i janë vendosur 4 stendat. Pasi problematikat ishin jo vetëm pulmonare, goxha të rënda, me një pneumoni të rëndë, por edhe me një insuficiencë kardiake, që u desh të stabilizohej falë punës së gjithë stafit. Ja hapëm si arterie, i vendosëm 4 stenda dhe për fat për dy ditë reagoi mirë”, shpjeguan mjekët.

ObserverKult

Lexo edhe:

RRËFIMI RRËQETHËS I JUSTINA ALIAJ: JA ÇKA PASHË KUR ISHA NË KOMË…

“Isha në koma. Kujtoj shumë nga ajo kohë. Unë e besoj verbërisht që ka një jetë të përtejme. Po kjo ishte sprovë. Shikoja një dritë tuneli, shikoja vetëm ujë, ujë, ujë, lule ngjyra-ngjyra. Uji ishte i kaltër, si jeshil siç nuk e kam parë kurrë më parë. Isha krejt vetëm, isha shumë e lumtur derisa sa shkoja te dera, aty më mbyllej dhe nuk shkoja. Nuk ka nocion kohe, as gjeografike, asgjë. Ishte jashtëzakonisht bukur. Sot nuk e kam frikë vdekjen. Mbas asaj sëmundjes më ranë flokët dhe i them vetes si mund të dal në ekran. Filluan të dalin flokët që ishin bosh dhe u përdrodhën. Unë dola, kur ranë isha shumë e mërzitur”, u shpreh ndër të tjera Justina.