Piktura “Skënderbeu në mes shqiponjash”, fituese në “Peneli i Flakës 2024”

Në Galerinë e Arteve në Gjilan po qëndron e hapur ekspozita me punime konkuruese, të “Peneli i Flakës 2024”, në kuadër të programit zyrtar garues të Manifestimit “Flaka e Janarit 2024”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, theksoi rëndësinë, peshën, jehonën dhe masovitetin që e ka karakterizuar tradicionalisht manifestimin “Flaka e Janarit”. Ndër të tjera ai veçoi këtë edicion me ngritjen e shtatores së heroit Kadri Zeka, akt ky që e ka bërë akoma më madhështore manifestimin e sivjemë.

“Këtë vit përveç pjesëmarrjes së madhe në numër, të artistëve nga të gjitha trevat shqptare, “Flaka e Janarit” bëhet edhe më madhështore për shkak të ngritjes së shtatores së heroit, Kadri Zeka.

Gjilani dhe Anamorava i ka dhënë shumë Kosovës. Ka shumë emra e shumë heronjë të cilët kanë peshë të veçantë në historinë e re, e besa edhe atë më të vjetër, të shekullit të fundit të kombit shqiptar”, tha kryetari Hyseni.

Kreu i Komunës së Gjlanit, më tej vuri në dukje se është tejet e rëndësishme që këto vlera historike, e madje edhe kulturore, t’i trashëgojë ndër brezat dhe të shërbejnë si mësim e inspirim për ata që vijnë pas nesh e ata që jemi tani, që të punojmë për të mirën tonë të përgjithshme.

“Mua më mbetet t’iu falënderoj për organizimin shumë të mirë të aktiviteteve në kuadër të kësaj shtylle të Arteve Pamore, si dhe për prezencës masive, të pjesëmarrjen cilësore me veprat tuaja, pasi njëkohësisht e bëni shumë më madhështor organizimin e “Flakës së Janarit”, për ta ruajtuar njëherit këtë madhështi të kësaj shtylle, i cili manifestim është unik për nga struktura në mbarë hapësirën shqiptare e më gjërë”, theksoi Hyseni.

Në fjalë rasti mbajti kuratori i ekspozitës, skulptori Mal Myrtaj, i cili vuri në dukje se ka qenë një privilegj i madh të jetë përzgjedhës i punimeve konkuruese, pasi ato punime i përkasin artistëve të shquar dhe të dëshmuar të tre brezave krijuesish.

“Veprat të cilat sot i kemi përpara, kryesisht piktura, skulptura, grafika e vizatime, si dhe fotografi artistike, janë vepra që e madhështojnë “Flakën e Janarit”.

Ato, thënë simbilikisht “ngrohin janarin e ftohtë”, tha ai duke vlerësuar përkushtimin e pjesëmarësve krijues, si dhe mbështetjen institucionale nga Komuna e Gjilanit, gjegjësisht DKRS-së.

Juria vlerësuese e punimeve konkuruese në edicionin e këtij vitit “Peneli i Flakës 2024”, në përbërje Burim Myftiu, Jalldëze Mustafa dhe Jetullah Sulejmani, në bashkëpunim me nikoqirin, Avni Behluli, ka vlerësuar me unanimitet që vepra e piktorit Gani Salihu – pikturë, të fitojë Çmimin Blerës të Galerisë.

Poashtu, juria vlerësuese ka shpallur edhe rezultatet e punimeve të përzgjedhura fituese “Peneli i Flakës 2024”, e që ka rezultuar të jenë me sa vijon:

Çmimi i parë: Vjosa Bujari Maliqi

Çmimi i dytë: Agron Pollovina

Promotori i këtij eventi, gjegjësisht shtyllës “Peneli i Flakës”, Avni Behluli, duke i bërë një kronologji historisë 33-vjeçare të manifestimit, theksoi se kjo ngjarje që e karakterizon Gjilanin në kuadër të kalendarit kulturor mbarëkombëtarë, është “logoja identitare” e kësaj komune dhe e mbarë Kosovës.

Ai përshëndeti pjesëmarrësit nga të gjitha trevat shqiptare, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Luginë e Preshevës, Mali i Zil, ndërsa vuri theksin te mbështetja që i ka dhënë Komuna e Gjilanit, gjegjësissht DKRS, si dhe cilësia e punimeve garuese në kuadër të konkursit të shtyllës “Peneli i Flakës 2024”.

Ekspozita me punimet e prezantuara konkuruese, do të qëndroj e hapur për artdashës plotë 14 ditë me radhë, deri më 31 janar, kur mbyllet zyrtarisht edicioni i 33-të i manifestimit “Flaka e Janarit 2024”.

Të interesuarit do të kenë mundësi të ndjekin nga afër gjatë këdaj periudhe aktivitete të shumëta në të gjitha shtyllat përkatëse tradicionale, si “Talia e Flakës”, Pena e Flakës” e “Fest Flaka”, sikurse edhe aktivitete pasuruese të këtij edicioni me përzgjedhje të filmave në bashkëpunim me QKK-në, “Yjet e Flakës”, si dhe aktivitete nga fusha e enigmatikës.

ObserverKult


Lexo edhe:

Po përgatitem për preç zogaj

PREÇ ZOGAJ: SOT GJITHË DITËN ZEMRA IME NUK ISHTE MIRË…

Sot gjithë ditën zemra ime e vogël.
zemra ime e fshehur nuk ishte mirë!
Asgjë, pra, asgjë nuk ndodhi.
Rrija në shtëpi. Ditë higjene
Dalim, më thosh im bir, dalim!
Të shkojmë në punë, në mbledhje, në këshill,
në treg, në spital, në Manati…

Dhe zemra ime kërcente djathtas!

Asgjë, pra, asgjë nuk ndodhi
sot gjithë ditën!
Në orën dhjetë dëgjova këshilla praktike
me temë: Arti i gatimit dhe kultura e ngrënies.
Kujtova me turp se shpesh ha në këmbë
si duke ikur.

Dhe zemra ime kërcente majtas!
Asgjë, pra, asgjë nuk ndodhi.
Telat u mbushën me tesha të lagura,
u duk se ballkonet pikonin lot,
e diela u la e u tha dhe uli qepallat,
në barkun e mbrëmjes java fërgëlloi si zog.

Dhe zemra ime kërcente djathtas!

Shokët e mi kishin ikur në jug, në veri,
e hëna vononte-sa shumë! pas yjesh të mitur
po më tremte zemra ime e lajthitur,
atëherë shkriva urgjent këtë vjershë
dhe demek u shërova.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


TA DIJE SI E PRISJA UNË, E DASHUR ARDHJEN TËNDE…

Ta dije si e prisja unë, e dashur ardhjen tënde… poezi nga Kostas Uranis

Ta dije si e prisja unë, e dashur ardhjen tënde,
që gjer më sot nuk e kam ndjerë, dhe pres i mbushur mall,
pret qenia ime me tërbim e shpresë, me shpirt e mendje,
siç tokë e tharë pret me llahtarë një shi që ta mbajë gjallë!

Edhe sa herë, oh vaj medet, tek po gëzoja, prore
se kishe ardhur më në fund! Po vallë kush të pengonte?
Porsi bajamen që ca ditë me rreze dimërore
thjesht e mashtrojnë, dhe shpirti im ngutej të lulëzonte.

Po ti menoje si përherë e ditët venin, vinin,
lule që dridheshin në ngricë vajtonin, iknin, binin…

e ndjen thëllimin shpirti i mjerë rënkon e ngashërehet
sot, që rinia perëndon e koha shkon e s’kthehet,

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult