Piramida e Madhe nuk u ndërtua nga skllevër

Historiani klasik Herodoti besonte se Piramida e Madhe ishte ndërtuar nga 100 000 skllevër. Imazhet e përshkruar prej tij të burrave, grave dhe fëmijëve që punonin dëshpërimisht në kushtet më të vështira, ka spikatur shumë në filmat e producentëve modernë. Por është e gabuar.

Provat arkeologjike tregojnë se Piramida e Madhe u ndërtua në fakt nga një forcë punëtore prej 5000 punonjësish të përhershëm me pagë, dhe nga afro 20 mijë punonjës të përkohshëm.

Këta punëtorë ishin njerëz të lirë, të mbledhur nën sistemin e shërbimit kombëtar për të punuar me turne tre apo katër mujore në vendin e ndërtimit, përpara se të ktheheshin në shtëpi.

Ata ishin vendosur në një kamp të përkohshëm pranë piramidës, ku paguheshin në formën e ushqimeve, pijeve, kujdesit shëndetësor dhe për ata që vdiqën në detyrë, varrim në një varrezë aty pranë.

ObserverKult  


Lexo edhe:

ZBULOHEN DHOMA SEKRETE NË PIRAMIDAT EGJIPTIANE

Pavarësisht viteve të hulumtimit në thesaret arkeologjike të Egjiptit, studiuesit kanë vazhduar të zbulojnë sekrete dhe mistere të reja nga vendet antike, sipas një deklarate të lëshuar nga Universiteti Julius Maximilians i Wurzburgut.

Studiuesit nga Egjipti dhe Gjermania kanë zbuluar dhoma të reja në piramidën e Sahurës. Përpjekjet, të udhëhequra nga arkeologu, Mohamed Ismail Khaled, ndihmuan për të hedhur dritë mbi arkitekturën e piramidës së mbretit të dytë të Dinastisë së Pestë (2400 pes) dhe mbretit të parë që u varros në Abusir.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Qerim Ujkani

QERIM UJKANI: KOHË E SHKUAR MË PRIT SONTE

Kohë e shkuar më prit sonte

Për asgjë tjetër të mos kujdesesh
Vetëm për pak qetësi në tryezë

Të mos lehin qentë
Të mos zbrazet ndonjë top
Që heshti në luftën e tij të mbramë
Dhe u zu rob

Të tjerët që gjëmojnë
Në kohën time
Dhe secili më vret ngapak
Nuk dua t’i dëgjoj

Shpëtimin prej fjalës
Dua ta shpall për shpëtim të të gjithëve
Të mos më dhemb
Si lulja që e mbolla në atë zemër

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult