Pirro Çako & Gaqo Çako: Do vish ti prapë (teksti dhe kënga)

Mbeta me zërin e tij, si në ëndërr
Ëndërr e tij, zëri im
Piano e vjetër ku rrinim bashkë
Priste përsëri.

Ti dashuron botën tënde
Ti i mungon botës sime
Mbi një rreze do të vish, e di
Bashkë me diellin
Si një rreze eja.

Unë do të vij
Do vij patjetër
Me zërin tënd do zgjoj këngën
Dhe shpresën
Do vish ti prapë (unë do të vij)
Do vish patjetër
Mbi pianon tonë
Do ngjallim jetën.

Nga po këta këngëtarë: Pirro Çako: Herët a vonë (teksti dhe kënga)
Gaqo Çako: Asaman, o trëndafili çelës…(teksti dhe kënga)