Pirro Çako: Kthehu, por s’të premtoj më dashuri (teksti dhe kënga)

Pirro Çako është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop.

Pirro Çako lindi në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano.

Ambienti artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirro… Por ai kish vendosur ndryshe, ëndrra e tij ishte të bëhej kompozitor e të shkruante tekste dhe këtë e arriti me shumë sukses.

Në vazhdim mund ta lexoni tekstin e “E diela ishe ti” dhe ta dëgjoni interpretimin e shkëlqyer të Pirro Çakos të kësaj kënge:

Është gjithmonë një yll që fle
në dritaren time gdhihet,
dhe një zog që ikën nga kafazi i qiellit,
është hija jote ngjyrë gri, që shkëlqen prej diellit.

Është gjithmonë një trëndafil,
ndoshta, edhe prej reje,
ose i bërë nga zëri im,
ka shume kohë, që jam larg teje.

Kthehu! Por s’të premtoj më dashuri,
veç thjesht kam mall për ty,
besom, shumë kohë s’kam patur asnjë të diel,
se e diela e vetme për mua, ishe ti.

Ështe një mesditë që zhvendos horizontet,
dhe unë duke ngjyrosur ylbere,
që shirat nuk i kanë njohur kurrë,
është një mbrëmje që thyen muzgun dhe bëhet dite.

Po erdhe, mos më kërko me asgjë,
gjërat e mëdha tani kanë mbaruar
me dashuri, kemi tërbuar botën,
por ti prapë më je hënëzuar.

Kthehu! Por s’të premtoj më dashuri,
veç thjesht kam mall për ty,
besom, shumë kohë s’kam patur asnjë të diel,
se e diela e vetme për mua, ishe ti.

Kthehu! Por s’të premtoj me dashuri,
ajri, që tringëllon, këputi telat,
mbeta duke kurdisur violina të reja,
se me vite ka qenë ditë e diel, kur vije ti.
Mbeta duke kurdisur violina të reja
se me vite ka qenë ditë e diel, kur vije ti.

Besom shumë kohë s’kam patur asnjë të diel
se e diela e vetme për mua ishe ti.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Lexo edhe:

PIRRO ÇAKO: NË VEND TË LAMTUMIRËS (TEKSTI DHE KËNGA)