Pirro Çako, Rosela Gjylbeu & Eliza Hoxha: Një tjetër jetë (teksti dhe kënga)


Në sytë pasqyrë
unë veten pashë diku
si një balonë e dehur që nuk njeh kufi
por fija jote u këput
dhe ti copë e çikë
tani.

Një tjetër, një tjetër, një tjetër jetë unë dua,
një tjetër, një tjetër jetë, një tjetër ta jetoj.
Me vete, me vete, të marr me vete s’dua,
dy herë të lindësh s’meriton.

Në cilin shtrat,
me kë po fle tani,
i thua të dua dhe vet e di që nuk ndjen,
të lashë ty shenjë, hijen time,
dhe sot vij të dal
nga ti.

Një tjetër, një tjetër, një tjetër jetë unë dua,
një tjetër, një tjetër jetë, një tjetër ta jetoj.
Me vete, me vete, të marr me vete s’dua,
dy herë të lindësh s’meriton.

Nëse fikem mbetem shpirt,
nga errësira do të vijë,
do të vijë dhe prapë unë do të vijë,
prapë!

Një tjetër, një tjetër, një tjetër jetë unë dua,
një tjetër, një tjetër jetë, një tjetër ta jetoj.
Me vete, me vete, të marr me vete s’dua,
dy herë të lindësh s’meriton.