Poezi nga Pjerin Ndreka
Rruga e reve asht tanë dredha,
pijnë në det,
vlojnë në mal,
zbrazen mbi mue.
Kumbont e kishave më ndjellin,
altari i vetëm je ti.
Nuk lutem për dasmën teme, por për dashninë tande.
Fantazoj n’faqet e librit
e poezia më rrjedh sysh në pikla margaritarsh.
Varem n’konopin e fjalës
dhe e shtyj vetë stolin me kambë.
Mbylli sytë e i lutem Zotit
vetëm për nji timtë kohë,
sa me ta lexue vajin n’buzë e me t’pëshpëshë:
-Lamtumirë El’Da!
*Titulli i origjinalit: “Lamtumirë”
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
PJERIN NDREKA: SHKRUEJ MOS ME HARRUE…
Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?
-Në 8 vjeçare kam pasë dy mësues të jashtëzakonshëm letërsie, zotnijtë Enver Draçini dhe Rudolf Kakarriqi. Në klasën e pestë filluen t’u pëlqejnë hartimet e mia dhe më jepnin gjithmonë notën 10. Mësues Enveri i propozoi mësues Rudolfit të më aktivizonte në grupin artistik të shkollës si recitues dhe konferencier.
Mësues Rudi më dha nji libër Lexim Letrar të klasave ma të nalta e më tha të mësoja përmendësh poezinë e Pashko Vasës “O moj Shqypni”. Nuk ia mbaj në mend titullin taman, por më pëlqeu aq shumë sa fillova të lexoj edhe poezitë tjera që ishin në at libër. Qysh at’herë u bana frekuentues i apasionuem i bibliotekës së shkollës por edhe i bibliotekës së Shtëpisë së Kulturës, ku për fat punuen njeni mbas tjetrit shkrimtarët Sandër Gera dhe ma vonë Frederik Rreshpja.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU