Unë jam tu t’lanë me m’dashtë.
E po mundohem edhe borxhin me ta kthye.
Po kur t’na shofin jashtë
ç’a kanë me thanë të tjer’t për mue e ty?
Unë jam tu t’lanë me m’dashtë,
se prej dashniet, thojnë, kurrkush s’ka dekë.
Veç me t’thanë t’drejtën jam t’u drashtë
se mbrapa shumë kam me hjekë.
Unë jam tu t’lanë me m‘dashtë.
Gjithmonë t’kam lanë pa të ba za.
E di, kam me u pendue, po ani, n’dashtë.
Veç mos e tirr të shkretën e m’duej pra.
ObserverKult
——————————————
Lexo edhe: