Plagët të forcojnë, nëse s’të mbysin… këtë mbaje në mend…

Ka momente në jetë kur ndihesh i vetmuar, i braktisur, i trishtuar… ah dashuria…

Gjen veten duke parë mavijosjet në zemër dhe plagët e shpirtit: ato plagë janë aty dhe nuk do të ikin më.
Janë ravijëzuar në trup, si harta dhimbjesh. Nuk i shlyen dot. Të zënë sytë, s’i largon. S’i harron asesi… Nis e mendon ku gabove. Kur ndodhi që humbe vëmendjen në dashuri?
Pse vendosëm të japësh, pa marrë asgjë në këmbim?
E di se dashuria në të gjitha format e saj është shkëmbim dhe reciprocitet…
Ti si e harrove këtë?
E kujtove ndonjëherë. Përse nuk të shkoi asnjëherë mendja?
Ku të iku truri? Ai tru i shkretë…

Kur shtiresh se gjithçka është në rregull

Por ja që i mbylle sytë duke përplasur çdo pjesë të zemrës që copëtohej.
More plagët të pashlyeshme në kujtesë.
Ka momente kur knaqesh me iluzione në dashuri , kur mjaftohesh me thërrime.
Të duket se nuk meriton më tepër. Ngushëllohesh me bindjen se në fund të fundit, është ok edhe kështu. Kjo nuk bën të zgjas.
Asessi nuk duhet të zgjas…

…dhe jep më shumë se duhet

Plot thënie ta mbushin kokën për dashuri të pakushtëzuar…Thënie janë ato, të shkretën, mos u lësho e mbështet në to.
Dashuri do të thotë të japësh e marrësh, e jo veç të japësh. Andrralla janë tjerat.
Fraza. Citate të kota.

E vërteta dhemb…

Plagët të forcojnë, nëse s’të mbysin…këtë mbaje në mend. Jeta na vë para pengesa, përpara se të arrijmë në majë.
Do të takojmë njerëz që nuk do të na duan, dhe që do të na zhgënjejnë… Nga ato përvoja do të rilindim, do nisim fuqishëm nga e para…
Më e rëndësishmja është që s’bënë të pendohemi se ishim vetja! Dhemb, por kemi forcën për diçka të re, të bukur…
Të bukur si vetë jeta!

Teuta Hasani

ObserverKult

———————————————————————————

Lexo edhe:

EL DORADO: E VËRTETA PRAPA LEGJENDËS

Ëndrra e El Dorados, një qytet i humbur me flori, çoi shumë konkuistadorë drejt një kërkimi të pafrutshëm nëpër pyjet dhe malet e Amerikës së Jugut.

Por gjithçka ishte thjeshtë dëshirë e ethshme. “I florinjti” në të vërtetë nuk ishte një vend, por një person – siç e konfirmojnë edhe kërkimet arkeologjike të zhvilluara kohë më parë.

Mbërritja e Kristofer Kolombit në Amerikë ishte kapitulli i parë i një përplasjeje kulturash që do të ndryshonte botën.

Ishte një konfrontim brutal i mënyrave krejtësisht të kundërta të jetesës dhe sistemeve krejtësisht të kundërt të besimit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult