Plan madhështor për të ndërtuar Titanikun II, një kopje të saktë të anijes origjinale

Me siguri e keni pyetur veten se si mund të jetë të lundrosh në Titanikun legjendar. Një miliarder australian ishte i sigurt se shumë njerëz të mahnitur nga anija fatkeqe, do të donin ta provonin, por duke shmangur fundosjen tragjike, natyrisht. Kështu ai ka nisur një plan madhështor për të ndërtuar Titanikun II, një kopje të saktë të anijes origjinale.

Si lindi ideja?

Në prill 2012, një miliarder i quajtur Clive Palmer krijoi një kompani të quajtur Blue Star Line, e cila merret me ndërtimin e anijeve. Ideja e tij e radhës është të krijojë një kopje të anijes legjendare dhe ta quajë atë Titanic II.

Tani kompania Blue Star Line po diskuton kontratat e ndërtimit, dhe pasi të ketë përfunduar gjithçka, ajo do të njoftojë se kush do ta ndërtojë Titanic II dhe do të përcaktojë afatin kohor se kur anija do të lundrojë për herë të parë.

Titaniku i ri do të kushtojë rreth 500 milionë dollarë. Do të strehojë 2,400 pasagjerë dhe 900 anëtarë të ekuipazhit, njësoj si paraardhësi i tij. Ajo që do ta bëjë atë të ndryshme nga Titaniku, është se anija e re do të ketë pajisje moderne lundrimi dhe mjaft varka dhe jelekë shpëtimi për të gjithë. Titaniku i ri ka të njëjtën strukturë kabine dhe arkitekturë identike dhe elemente luksoze si Titaniku.

Kostoja e një bilete për Titanikun e ri pritet të jetë dukshëm më e ulët se kostoja e paraardhësit të tij. Biletat e Titanic mund të arrinin deri në 100.000 dollarë. Megjithëse çmimet për Titanikun e ri nuk janë shpallur ende zyrtarisht, ato mund të shkojnë nga 350 deri në 900 dollarë./lapsi.al

LEXO EDHE: Flet Kate Winslet: Ja tmerret që i përjetova pas rolit në “Titanic”