Po martohet malësori, çobaneshën mori/ Dëgjojeni të kënduar nga Sali Brari (teksti dhe kënga)

sali brari

Ju kujtohen vargjet e këngës Po martohet malësori, çobaneshën mori…Juftojmë ta dëgjoni të kënduar nga bilbili i këngës popullore, Sali Brari këngën “Dasma e malësorit”, në performancën e tij gjatë Edicionit të Tretë te Këngët e Shekullit.

Teksti

Shtatë parë lodra, gjëmojnë malet,
gëzon malësia shend e verë,
edhe gëzimi sot nuk ndalet,
dasëm e madhe si përherë.

Hej, hej, hej!
Po martohet malësori,
çobaneshën mori,
nusen e bukur, bel’n e hollë,
si shqiponja n’mal me borë.

Po bien fyelli, çiftelia,
këndon rapsodi me sharki,
mirëseardh’t ju pret Malësia
bukë e kryp e zemërflori.

Hej, hej, hej!
Po martohet malësori,
çobaneshën mori,
nusen e bukur bel’n e hollë,
si shqiponja n’mal me borë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KETU

ObserverKult

SI U BË ENDACAKU MASHTRUES PËR 5 DITË MBRET I SHQIPËRISË/ A E DINI KUSH ISHTE OTTO WITTE?