Po nuk dite të duash, nuk ditkërke asgjë prej këtej!

Alma Dema Tërshalla

E po nuk dite të duash, nuk ditkërke asgjë prej këtej!
Një hu i ngulur në mol ku asnjë varkë nuk ankorohet, je!
Po nuk dite të duash me sy, të dalshin më mirë, të dalshin të dy e,
Në vend të tyre të mbifshin fitila kandilash, që,
Se ç’është dhimbja ta dish
Fshehur pas bishtit të lugës, të mos rrish!
Po nuk dite të duash me veshë, u shurthofsh në vend
E me gishta folsh, që t’ia dish memecit
Që vetminë e tij, me veten end…

E po nuk dite të duash me gojë, si të jesh një guancë me perla fshehur
Memec u bëfsh që t’ia dish shurthit, që pret buzët t’i lexojë
E rruzaret ndër sy të të verbrit, t’i kalojë!
Po nuk dite të duash me faqe si të jesh një pulëbardhë
Mbetsh një bukë, që kurrë nuk diti me ardhë!
E ngrënsh me duart e të verbrit
Që zgjat veshët në kërkim të marrshit funebër!
Se kur di të duash, je, thjesht një i egër!

E po të mos dish të duash me ballë, si pikëdjerse, pikëarë,
Nuk do shohësh kurrë një ditë të bardhë,
E valët në krye do të mblidhen rradhë – rradhë
Sa herë të fryjë shiroku a veriu,
Sa herë mos të të vijë erë njeriu…

E po të mos dish të duash me zemër e shpirt,
E ta dëftesh si të jesh fëmijë
Hapat tuaja njolla në gjithësi
E ylli yt as feks e as shndrrin!
Po të mos mësosh të duash o njeri,
Mbetesh një lëmsh kapilarësh kalbur në ligësi…

ObserverKult


Lexo edhe:

SHKRIMTARI, LEXUESI DHE LIBRI SI NDËRMJETËS

Nga Margaret Atwood

Do të doja të filloja duke folur për kumtuesit. Kumtuesit gjithmonë ekzistojnë në një gjendje trekëndore: dërguesi i mesazhit, mbartësi i mesazhit, njeri ose jo, dhe ai që e merr mesazhin. Përfytyrojeni atëherë si trekëndësh por jo trekëndësh të plotë: diçka pak a shumë si një V të përmbysur.

Shkrimtari dhe lexuesi janë në dy këndet anësore, por nuk ka asnjë vijë që t’i bashkoj. Midis tyre, qoftë sipër apo poshtë, qëndron një pikë e tretë, e cila është fjala e shkruar, teksti, libri, poezia, shkronja, apo çfarëdo që dëshironi ta quani.

Kjo pikë e tretë është e vetmja pikë kontakti midis dy të tjerave. Siç u thoja studentëve të mi të shkrimit krijues shumë kohë më parë kur kisha të tillë, “Tregoni repekt për fletën e bardhë. Është gjithçka që keni.”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult