Gazetari Ilir Kadia, ndërsa ka postuar një foto me aktorin e madh Rikard Ljarja, tregon emocionet nga filmi “Rrugë të bardha”, emocione që i shkaktohen sa herë e shikon këtë film.
“Po shoh “Rrugë të bardha” dhe më vjen të qaj!
Rikard Ljarja dhe Elida Cangonji nuk jetojnë më!
Ashtu qava kur Deda ngeli majë shtyllës duke lidhur telat në stuhinë e dëborës i etur për zërin e ngrohtë të Zanës!
Isha në moshën e dashurisë së parë atëherë!
Qaja për një gjethe të gjelbër rënë mbi trotuar!
Edhe Agim Qirjaqi nuk jeton më!
Edhe Minella Borova…edhe…Ilia Shyti…Vath Koreshi…Sali Doçi…
Por “Rrugët e bardha” nuk vdesin”, shkruan ai.
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA E FILMIT “RRUGË TË BARDHA”, ATO QË NUK DIHEN DHE NJERËZIT QË REALIZUAN NJË PREJ FILMAVE MË TË MIRË SHQIPTARË
Nga Neritane Kraja
“Rrugë të bardha” është një film shqiptar i prodhuar në vitin 1974. Regjia është e regjisorit Viktor Gjika, ndërsa skenari nga Vath Koreshi.
Një film që është shfaqur me dhjetëra e dhjetëra herë para viteve ’90, e ku tema e filmit kombinohej me një lojë të mrekullueshme të aktorëve.
Kjo duke krijuar kultin e njeriut që jep jetën në krye të detyrës, kultin…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult