David Grossman është shkrimtar i njohur izraelit, librat e të cilit janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë. Ai u lind në 1954 në Jeruzalem.
Veprat e tij kryesore letare janë: Dueli 1982, Buzëqeshja e qengjit 1983, Shih poshtë; Dashuri 1986, Bëhu thika ime 1998, Dikush me të cilin mund të vraposh 2000, Trupi i saj e di, 2003, Për në zgrip të tokës, 2010.
Ndër veprat jo-letrare përmendim: Era e verdhë 1987, Vdekja si mënyrë jetese: Izraeli dhjetë vjet pas Oslos 2003, Mjalti i luanit: miti i Samsonit 2006 etj.
Grossmani është vlerësuar me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Jeton me familjen e tij në Mevasseret Zion, në rrethinat e Jeruzalemit
ObserverKult sjell disa thënie të shkrimtarit David Grossman:
Ndjenjat dhe dëshirat janë si frutat, të cilat po nuk i vole në kohë, kalben në pemë.
Nganjëherë i gjithë trupi mund të të dhemb nga nostalgjia e një përqafimi që nuk është më.
Ritmi i hapave të tua mund të përkthehet në rrokje, fjalë apo muzikë.
Jeta jonë është vetëm një çast drite ndërmjet një errësire e një tjetre.
Gjithçka mbyllet në shpirt dhe mbytet.
Çdo çift ka një sekret, diçka unike, diçka të veçantë. Nëse jo, atëherë nuk është çift i vërtetë.
Nganjëherë fyhesh më shumë nga vlerësimi që të bëjnë për arsyet e gabuara sesa nga përçmimi për arsyet e duhura.
Lum ai që mund të rrijë i mbyllur brenda një dhome në vetmi.
Heshtja ruan urtinë.
Po të ishe këtu, tani, do të të përqafoja me të gjitha forcat derisa të thyhemi të dy nga hovi i asaj që ndjej për ty.
Përgatiti: L.F-ObserverKult
Lexo edhe:
15 THËNIE MOTIVUESE: FATI ANON NGA AI QË GUXON!
Thënie:
Nuk të dua për atë që ti je, por për atë që jam unë kur jam pranë teje./ Gabriel Garsia Markez, thotë Markez…
Dhe në vazhdim ju sjellim edhe disa thënie tjera mortivuese:
1.Gjërat më të bukura nuk janë perfekte, janë speciale. / Bob Marley
Thëniet e tjera mund t’i lexoni KËTU:
ObserverKult