Po të thërras, njësoj si fatin, njësoj si ëndrrën…

Idea Vilariño - po të thërras

Poezia “Po të thërras” nga Idea Vilariño

Dashuri
që nga terri
që nga dhimbja
po të thërras
dashuri

që nga pusi i kujtimeve që po më zë frymën
pa asnjë ngushëllim e shpresë.

Po të thërras
dashuri
njësoj si fatin
njësoj si ëndrrën
për paqe
po të thërras
me zë
me trup
me jetë
me gjithçka kam
e s’kam
me dëshpërim
me etje
me ngashërim
sikur të jesh ajër
dhe mua po më zihet fryma
sikur të jesh dritë
dhe mua po më shuan vdekja.

Që nga një natë e verbër
që nga harresa
që nga orët e shkretuara
në vetmi
pa lot pa dashuri
po të thërras
njësoj si vdekjen
dashuri
njësoj si vdekjen.

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult

Lexo edhe:

NINA CASSIAN: MUND TË RINOHEM DHE PLAKEM SIPAS QEJFIT, POR TY NUK TË DUA…

1.
Do të kisha shkruar shumë më herët se tash,
po së pari prita të jesh jashtë vetmisë,
ose jashtë asaj udhe ku pemët rrinë në qëndrim lutës,
në vetvete gjunjëzuar,
e lumenjtë rrjedhin brenda vetes duke qenë njëherit trup dhe shpirt,
e pamundur ta vësh re;
prita të largohej dhe merimanga që me një kikël argjendi kishte vizatuar veten mbi supe
e tash, ja ku jam,
gati të të them se nuk të dua.

2.
Jam mbi një çati të pjerrët prej llamarine të blertë,
nën diell të plotë;
Mund të rrëshqas,
por pyka e diellit më gozhdon dhe vetë qielli i ndreq retë pingul me mua aq sa për të më ngallmuar në rendin e vet,
e unë jam si idhull prej ari të gjelbër,
me një sy më të madh se tjetrin
dhe një vesh të gjatë –
ata që më ngjizën ishin asimetrikë –
jam mbi çatinë e pjerrët dhe ndërmend fijen e harlisur të flokëve mbi ballin tënd,
krejt natyrën tënde të zhdrejtë në lidhje me universin dhe mua,
këndin e trupit tënd që rrëfente një pikë misterioze themeltare –
dhe unë them nuk të dua.

Poezinë e plotë e gjeni KËTU