Syhejl Havolli: SOT T’ERDHA TE VARRI
(Blertë, sot 1 vit pa Ty)
Blertë
Sot t’erdha te varri
Me një tufë dhembjesh
Gjethet që mblodha
Pëshpërisnin emrin tënd
Lule nuk gjeta
Thanë është stinë e vrarë
Ja, një tufë gjethe
Mbështjellur me mallin tim
Edhe për ditëlindje do të vij
Të ta puth ballin
Me diell në sy
41 pranvera lulëzuan
Ti jeton në këngën time
Bashkë me shiun dhe lotin
Që banojnë në shpirtin tim.
ObserverKult
lexo edhe:
Çun Lajçi: U ula n’rrasën e varrit me ia puthë hijën bijës sime