Si je Çupulinë
Atje edhe sot ka borë ka edhe diell
ka edhe qiell
ka zogj e cicërimë
veç cijatje e blegërima s’ka
se currile të ngrime e akuj mbi varre
s’prajnë ditën as natën me hanë.
Atje edhe sot ka diell ka borë
e mbi gurë ka qiell
ka heshtje n’cicërimë
e s’ka kush me t’pa kush me t’thirrë
si je çupulinë.
ObserverKult
—————–
Lexo edhe:
POEZI NGA ARTISTJA FATIME SEFAJ LAJÇI KUSHTUAR BIJËS SË NDJERË: NINULLË