(B.L)
Ka vdekë e unë kam qenë larg si sot
e s’kam mujtë me pa kur iu ka errë drita n’bebëza
kur e ka mshelë kapakun e synit
e kur frymën e fundit ia ka marrë era e mallit
Kam qëllua larg diku tej detnash si sot
e s’kam mujt me marrë ngrykë
kur iu ka këputë gërhama
e natë ka qëllua e unë kam qëllua larg
ajo vetëm ka qëllua e ndoshta edhe asht tutë
kur engjëjt n’krah i kanë zbritë
e marrë e kanë pa i thanë unë lamtumirë
pa i thanë tej detnash kishte vetëm mall
Ka vdekë e unë kam qëllua larg e s’kam mujt me pa
as me i thanë ti ishe e mira e t’mirave
n’malet e bablokut tand.
Detroit, 4.4.2022
*Titulli i origjinalit: “Tej detnash vetëm mall”
ObserverKult
Lexo edhe:
SHKRIM PREKËS NGA ÇUN LAJÇI: NJI DITË KANË ME THANË E KEMI NJOFTË FILANIN…
Nga Çun Lajçi
Nji ditë kanë me thanë e kemi njoftë filanin!
Po, filanin kanë me thanë! Emnin s’kan me ia përmendë, ani se mund t’jetë emën i shkurtë!
Po i bimë trup për filanin, s’kemi për kend mu harxhua e pse me zgjatë, kanë me thanë! Ashtu-kështu, ai ishte trup shkurt! Fjalët e mëdhaja s’e lan mu rritë. E ka me i ngucë gazi tue folë për filanin me emnin e shkurtë!
Ndoshta edhe kan me përqeshë se si erdhi gabim n’teatër e bani emën!
Ishte sa i humbun po aq i gjetun e nuk dijti pse mbet n’qytet e pse s’u kthye n’katund viran filani!
Por n’rrafsh zbriti se zbriti!
Bile muer guximin me hipë edhe mbi do dërrasa e me bërtitë:
S’jam Bruti, po i biri i filanit!
S’jam Mark Antoni se s’jam i ndershëm si ju!
Nji Teutë do t’ia marr shehrit e do t’ngujohem n’malet e mia!
Detin po ia la Agronit!…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU