Fatmir Terziu: Poezitë e dashurive të dashurive nuk vdesin…

poezitë e dashurisë... nga fatmir terziu
Fatmir Terziu

Kjo nuk është një histori e këtij lloji. E këtij lloji të llojit të dashurisë. As e atyre që mbesin dashuri brenda poezisë. Kjo ishte gjithçka që kishim, kemi dhe do të kemi, për aq sa të dashuruar që jemi. Uroj që të mos gjeja kurrë poezi në mënyrën se si pikoi nga unë epshi yt. Të mos gjeja mënyra se si kujdeseshe në memorjen time. (E ke bërë mirë?) Mënyrat butësisht të përafërta që ke pasur.

Nga Fatmir Terziu


Në një farë mënyre, uroj që të mos i kushtoja kurrë vëmendje të të gjitha këtyre detajeve. Mbaj mend shumë. Unë me të vërtetë nuk mendoj më për ty, por kur mendoj, më kujtohen të gjitha. Nuk mund ta bëj, është sikur kur jam me ty dhe analizoj gjithçka. Kthesa e shpatullës sate, kthimi i shpinës tënde, mënyra se si më shikon, ajo e qeshura e lezetshme që ke. Oh, ajo buzëqeshje. Ajo buzëqeshje që po shkrihej, shkrihet dhe do të shkrihet. Unë thjesht doja, dua dhe do të dua të ndihesha sikur jam në ndjesinë tënde, por nuk mund të pretendosh kur ndjesia jote është bosh pa dihamën tënde.
Do të doja të ishe pranë për të më thënë të lë fjalët e tepërta, të shtrydh ujërat e shkrimit, të më tregoje për këta ditë me të cilat e gjej veten duke folur vetvetiu pos frymëzimit. Do doja te flisja me ty. Thjesht të mund të flisja. Ndonjëherë dëshiroj të mos e kisha këtë dëshirë. Po ja që poezia dhe ajo që është ti në këtë mes nuk më lënë si asgjëja në thes. Nuk më lë dashuria e dashurive, nuk më lë hiri i dashurisë të cilin e dua ta kem në zemër të poezisë.


Por ju, vargjet e mia, frymëzimet e mia, shikoni këtu, ju nxisni poezinë e fshehur në zemër e frymëzoni vargun e gatshëm nën majë të gishtave të mi, mënyrën se si shoh fjalët të zbresin në të bardhë, apo ngjyrën e përshtatshme të pagjetshme. Mënyra se si e shikoj hënën nuk është kurrë e njëjtë, ndoshta kjo është arsyeja pse nuk e shoh më. Ditëlindja shënon edhe një vit të vendimit më të thelluar të jetës, një kujtesë e vazhdueshme që nuk ka mjaftuar kurrë. Sa herë që shoh një frymëzim të tillë, një ardhje si e jotja, shpresoj që të jesh ti në të, mund të sillem sikur nuk më intereson rreth askujt tjetër, por nuk mund ta mohoj që zemra ime rritet dhe e gjej veten duke kërkuar.

Sa patetike me të vërtetë, fakti që ti me ushqen poezinë dhe unë nuk mund të jem as një mendim i vetëm në strofkën tënde. Më thoni sinqerisht, a ishte kjo vetëm një ëndërr e çuditshme, e sëmurë që pata për ta ndarë me ju? Apo vërtet nuk ju intereson të dini se poezitë e dashurive të dashurive nuk vdesin. E këtë dijeni mirë se ndërsa ato nuk vdesin edhe Mbretëreshat më të dashura të kësaj jete vdesin. Vdesin… e dashuritë e dashurive jetojnë përgjithnjë mes poezive, sepse kanë jetën e tyre prej pavdekësive.

ObserverKult

Lexo edhe:

DOLI NGA SHTYPI ANTOLOGJIA “PËRTEJ HARRIMIT” (JENSEITS DES VERGESSENS)