Sa do të doja, e shtrenjta ime, ah, sa dua
me të dashtë ty, ashtu, pa mend
si ti mua!
Me pa fytyrën tënde duke ardhur
nga rrezja e diellit të prillit,
I bindur plotësisht në vërtetësinë
e kësaj shajnie të shikimit.
E kam provuar dikur kur dashuria
e pat shpërbërë kohën time në dritë,
Që atëherë e kam një ide si mund të flasim
si perëndi me perënditë.
Je e lumtur, e shoh, gëzohem dhe vuaj.
Më ke bërë zotin tënd pa asnjë të metë.
Më pyet padër Zefi: çfarë të dhemb, i bekuar?
Më vjen t’i përgjigjem: kjo jetë.