Prekëse/ Alban Skënderaj rrëfen udhëtimin me shumë sfida drejt Italisë në ’97-ën: U prish timoni i anijes dhe…

Alban Skënderaj, një nga këngëtarët më të dashur të skenës shqiptare, ka ndarë rrëfime personale dhe emocionuese në podcastin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në këtë sesion bisede, artisti rrëfeu përvoja dhe momente kyçe të jetës së tij, duke hapur një dritare për stuhitë e brendshme dhe sfidat që ka kaluar.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës u fokusua tek periudha dramatike e vitit 1997, një kohë e trazuar për vendin e tij. Albani tregoi për vendimin e guximshëm dhe të rrezikshëm të adoleshencës për të arratisur nga Shqipëria drejt Italisë. “Ika atëherë pa lejen e babit. I thash mamit do iki vetëm të shikoj dhe do kthehem prapë”, u shpreh këngëtari, duke sjellë në vëmendje vendosmërinë dhe frymën e aventurës që e karakterizonin që në atë moshë.

Duke vijuar rrëfimin, ai detajoi më tej përvojën e tij të tmerrshme gjatë udhëtimit në një anije mbipopulluar në mes të detit, një situatë që përplaset me sfida të papritura dhe rreziqe mortale. “Ne na ndodhi diçka rrugës, sepse u prish timoni i anijes dhe anija ka bërë disa zig-zag”, tha Skënderaj, duke përshkruar momente të frikshme të cilat i ka përjetuar si adoleshent në kërkim të një jete më të mirë.

Për fat të mirë, historia merr një kthesë pozitive kur ai dhe shokët e tij udhëtues shpëtohen nga një anije ushtarake, e cila i transferon në siguri. Ai tregoi se anija fillestare me të cilën ishin nisur drejt tokës së huaj kishte një kapacitet prej 80 personash, dhe në të kishin hipur 450 veta.

Historia e Skënderajt është një dëshmi e qartë e forcës së karakterit dhe vullnetit për të kapërcyer sfidat.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /Telegrafi

ObserverKult


alban skënderaj

Lexo edhe:

“MIRIAMI SHTATZËNË, VËLLAI NË KOMA, MAMI ME SËMUNDJE…”/ ALBAN SKËNDERAJ TREGON TRI MOMENTET MË TË VËSHTIRA TË JETËS SË TIJ

Alban Skënderaj ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira të jetës së tij, jashtë kornizës ku ne e shohim si një artist të suksesshëm.

Në një intervistë ndryshe në “A Live Night”, të dhënë kohë më parë, Alban Skënderaj tha se momenti kur mori vesh se nëna e tij vuante nga një sëmundje e pashërueshme ishte momenti më i vështirë i jetës së tij.

Albani rrëfen se i përballoi në të njëjtën kohë këto tri ngjarje me dy emocione të kundërta, për të ishte shumë e vështirë.

Momenti më i vështirë është patjetër kur mora vesh që mami ishte sëmurë nga sëmundje e pashërueshme. Mora vesh që Miriami ishte shtatzënë, priste një fëmijë gjëja më e bukur e jetës time. Pas dy muajsh mora vesh sëmundjen e mamit, drama më e madhe e jetës time.
Të gjithë përballemi me drama në jetë, herët apo vonë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


alban skënderaj

ALBAN SKËNDERAJ: MË SHTRËNGO DHE NJËHERË SI DIKUR (TEKSTI DHE KËNGA)

Eja pranë dhe më fal një vallëzim,
ta rikthejme jetën pas si një film.
Zemrat tona ekran,
ngjyra i dhanë errësirës.
Më shtrengo dhe njëherë si dikur,
si në foton e varur mbi mur.
Dashuria i jep krahë,
dhe kujt nuk i ka,
unë dhe ti, ishim ata…

Unë dhe ti,
që ndamë dhe të fundit kafshatë,
duke thënë se sa jemi me fat,
sa njëri-tjetrin të kemi për krahë në çdo natë.
Unë dhe ti,
erdhëm nga ëndrrat në jetë,
duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë,
dhe mbollëm një rreze diku,
të shkëlqej sot një diell i vërtetë.

Ne u nisëm me hënën e plotë,
përmbi dallgën e lotit të ftohtë.
Zemrën busull në dorë
dhe në kraharor
dashuria.
Prekëm fundin dhe mbërritëm në majë,
por kujtimet së bashku i ndajmë.
Jemi ne nga ata
që krahët i’a dha
varfëria

Unë dhe ti,
që ndamë dhe të fundit kafshatë,
duke thënë se sa jemi me fat,
sa njëri-tjetrin të kemi për krahë në çdo natë.
Unë dhe ti,
erdhëm nga ëndrrat në jetë,
duke mposhtur stuhitë dhe rrufetë,
dhe mbollëm një rreze diku,
të shkëlqej sot një diell i vërtetë.

Ti i dhe kuptim jetës time,
ti e ktheve dhimbjen në forcë,
çdo mëngjes me diellin në lindje,
nuk pritëm kaq shumë nga kjo botë.

Tekstin e plotë të këngës mund ta shikoni KËTU:

ObserverKult