Rumi: Dashuria është Nëna, ne jemi fëmijët e saj…

rumi poezi per observerkult

Dashuria është mënyra se si na tregojnë gjëra
lajmëtarët e misterit.

Dashuria është Nëna. Ne jemi fëmijët e saj.
Ajo shkëlqen brenda nesh, herë dukshëm, herë padukshëm,
kur humbasim besimin a e ndiejmë se ai ka filluar të ngjallet përsëri.


Përktheu: Ukë Buçpapaj  

ObserverKult


rumi poezi per observerkult

Lexo edhe:

KUR ARRIHET PJEKURIA SHPIRTËRORE SIPAS RUMIT

E pyetën Rumiun, mjeshtrin shpirtëror pers të shek. XIII:
– Çfarë është helmi?
– Gjithçka, përtej asaj që na nevojitet, është helm. Mund të jetë pushtet, rehati, ushqim, ego, ambicie, frikë, zemërim… çfarëdo.
– Ç’ është frika?
– Mospranimi i dyshimit. Nëse pranojmë pasigurinë, kthehet në guxim.
– Ç’ është zilia?
– Mospranimi i lumturisë së tjetrit. Nëse e pranojmë, kthehet në frymëzim.
– Ç’ është zemërimi?
– Mospranimi i asaj që është përtej kontrollit tonë. Nëse e pranojmë, bëhet tolerancë.

 Ç’ është urrejtja?
– Mospranimi i njerëzve ashtu siç janë. Nëse i pranojmë pa kushte, atëherë, kjo kthehet në dashuri.
– Ç’ është pjekuria shpirtërore?
1. Është kur ndalojmë së përpjekuri për të ndryshuar të tjerët dhe kur përqendrohemi në ndryshimin e vetes.
2. Është kur ne i pranojmë njerëzit ashtu siç janë.
3. Është, kur ne kuptojmë se të gjithë janë të përshtatshëm, sipas perspektivës së tyre.
4. Është kur mësoni të thoni “lëreni të shkojë”.
5. Është kur ju jeni në gjendje të mos keni “pritshmëri” në një marrëdhënie dhe jepni nga vetja për kënaqësinë e dhënies.
6. Kur kuptojmë se atë që bëjmë e bëjmë për paqen tonë.
7. Është kur ndalojmë së treguari botës sa të zgjuar jemi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult