je krejt prej mishi tundues e prej poezie
trokitja në derë, prej nga hyhet në zemër
e njoh muzikën e gishtit tënd
je një pushtuese
më heq prangat e ndrojtjes
më merr përdore
me festue lirinë pa kufi
je shkaku i një kange
që kurrë nuk mërzitem me e dëgjue
më huton përditë ajo kangë
me ato tinguj magjikë
më ban me kuptue ma qartë
çfarë ndodh përjetësisht
me jetën njerëzore
jam pena në dorën tënde
ndërsa dashuria është fleta e bardhë
ku dallohet qartë diagrama e një zemre
shkaku i vërtetë i krijimit të stuhisë,
të një gjendjeje
prej së cilës jeta merr vlerë
dhe kuptim.
ObserverKult
lexo edhe: