Prestigjiozja “Time” me flamurin e Kosovës

Është punë e artistes kosovare, Mimoza Rraci. Piktura e saj është bërë kartë postare në Tajlandë dhe po e njëjta, është publikuar edhe në revistën amerikane “Time”, për të ilustruar “Guardians of the year”.

“Time” ka publikuar një artikull të gjatë, kushtuar punës së personelit shëndetësor gjatë pandemisë dhe kontributin e çmuar nga ana e tyre, në këtë kohë të vështirë.

Në mesin e fotografive ilustruse të mjekëve dhe infermiereve gjatë pandemisë, është edhe piktura e Mimoza Rracit, në të cilën shihet flamuri i Kosovës. Në këtë pikturë, shfaqet një mjeke që mban një maskë me flamurin e Kosovës, transmeton ‘konica.al’.

Përzgjedhja nga “Time”, ishte një surprizë dhe njëkohësisht, një lajm shumë domethënës, për artisten kosovare.