Kulturanova hap konkurs për dy aktorë, ja ku mund të aplikoni

Asociacioni Kulturanova nga Novi Sadi ka hapë thirrjen për dy (2) aktore/ë për të marrë pjesë në projektin “Rajoni nga perspektiva ime”, njofton Qendra Artpolis.

“Pjesëmarrja do të rezultojë me pjesëmarrje në prova në Prishtinë më 17, 18, dhe 19 maj 2022. Me një prezantim publik në Prishtinë më 19 maj. Një tjetër prezantim publik do të mbahet jashtë Prishtinës më 20 maj. Kurse më 21 maj në Novi Sad/Serbi, dhe më 22 maj në Kikinda/Serbi”.

“Prezantimet në Prishtinë dhe Novi Sad do të zhvillohen në kuadër të projektit “Shumë perspektiva, shumë përvoja: Histori gojore”. Që përmban tryeza të rrumbullakëta dhe konferenca në vendet e lartpërmendura”, thuhet në njoftim.

Njohja në nivel të mirë e gjuhës angleze (apo boshnjake, kroate apo serbe), është e domosdoshme për të qenë pjesë e kësaj performance.

Aktoret dhe aktorët duhet të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në emailin: [email protected] më së largu deri më 10 maj, 2022.

ObserverKult

Lexo edhe:

“DOKUFEST” BËHET FESTIVAL NOMINUES PËR ÇMIMET E FILMIT EVROPIAN

“DokuFest këtë vit është një nga 10 festivalet partnere të seksionit Cannes Docs. Në kuadër të tregut më të madh të filmit në botë”, bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre në Facebook Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit.

Festivali tashmë është kthyer në një platformë të veçantë. Ku përveç organizimit të festivalit po vazhdon puna me përkushtim e cilësi në fushën e filmit dhe programeve të edukimit.

Kësaj radhe ata kanë arritur një sukses të madh. Janë përzgjedhur nga Akademia Evropiane e Filmit si një ndër festivalet e filmit nominues për Çmimet e Filmit Evropian në dy kategori, të filmit të shkurtër dhe të filmit dokumentar…

Një arritje e jashtëzakonshme për festivalin si dhe për skenën e filmit të Kosovës.

TEKTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU

ObserverKult