Lule nën borë, poezi nga Primo Shllaku
Po të niste
atë natë papritmas me ra borë,
do të delja shpejt me i mbledhë
të gjitha lulet
që i rrejti moti i mirë.
Do t’i fusja në vathë kto lule,
të gjitha si dele të buta,
të bardha, të binduna,
të kputuna.
E vatha do të ishte nji buqetë e madhe
me erna të lehta,
andrruese, shtegtuese,
dëshpruese.
Vdekja i përngjet nji lulje të bardhë,
të ftoftë si ajo bora
që atë natë mund të niste
papritmas me ra.
Por i përngjet edhe vathës
ku delet janë lule
e ajo vetë buqetë.
I përngjet erës
së çdo lulje të kputun
që shpirti i del e i bâhet aromë.
Po të niste
atë natë papritmas me ra borë,
do të delja shpejt me ndêjë
dhe unë nën borë me lulet…
ObserverKult
Lexo edhe: